Pushimorja tek burimet e lumit Jahorka bëhet me pamje të re

Pushimorja tek burimet e lumit Jahorka bëhet me pamje të re

Punimet kanë përfshirë edhe rregullimin e rrugës, pastrimin e shtratit dhe bregut të lumit Jahorka
Kanë filluar punimet për zgjerimin dhe rrafshimin e rrugës që çon tek burimet e lumit Jahorka në Forinë. Iniciativa është e familjes Idrizi nga fshati Forinë dhe ka qenë ide e mësuesit tanimë të ndjerë Ulfet Idrizi.

Përveç rrugës punohet edhe në pastrimin e kodrinës që shtrihet përgjatë gjithë rrugës në një gjatësi prej 1 kilometrave si edhe në pastrimin e shtratit dhe bregut të lumit Jahorka.

Punimet kanë gjetur mbështetjen e banorëve të fshatit si edhe të ndërmarrjeve publike të Gostivarit, N.P “Komunalec” dhe N. P “Parkingjet dhe Gjerlbërimi” të cilët ndihmojnë vullnetarisht në realizimin e punimeve.

Përmes këtij projekti synohet që të krijohen sa më shumë hapësira publike për banorët e Forinës, por edhe për qytetarë nga vende tjera, pasi që ky projekt do të ofroj mundësi rekreative, hapësira gjelbëruese, pushimore, kënde të lodrave për fëmijë, shtigje për ecje, vrapim e çiklizëm, të cilat do ti japin një pamje jashtëzakonisht të bukur Forinës dhe lumit Jahorka.

Paraprakisht, banorët e fshatit me vetëfinancim në pushimoren tek burimet e lumit Jahorka, kanë përshtatur hapsirën pushuese. Janë vendosur disa karrige dhe tavolina metali ndërsa është ngritur edhe një urë e vogël metali që lidh simbolikisht dy brigjet e lumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *