Pushteti lokal, shoqata dhe grupe jo formale bëhen bashkë për të ndihmuar popullatën në nevojë gjatë pandemisë

Pushteti lokal, shoqata dhe grupe jo formale bëhen bashkë për të ndihmuar popullatën në nevojë gjatë pandemisë

Komuna e Gostivarit ka mbajtur takim koordinativ me të gjitha shoqatat joqeveritare me karakter humanitar të cilat veprimtarinë e tyre e shtrinë në Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë. Gjatë këtij takimi, u vendos që grumbullimi dhe distribuimi i ushqimeve për familjet me rrezik social dhe ata të cilët janë në moshë ose me probleme shëndetësore, të bëhet nga ana e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Gostivar. Kryetari Arben Taravari tha se ky unifikim në këtë periudhë vjen si masë shtesë për të mbrojtur qytetarë nga pandemia e COVID 19.

Kryqit të Kuq do ti ndihmon edhe një Këshill koordinues i themeluar gjatë këtij takimi, pjesë e të cilit do të jenë përfaqësues edhe të pushtetit lokal dhe të shoqatave humanitare.

Personat e autorizuar për shpërndarje të ushqimeve do të kalojnë edhe një trajnim një ditorë gjatë kësaj jave.

Kryesues i Këshillit koordinues u zgjodh Lulzim Haziri nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike “Adi” nga Gostivari. Ai tha se ky këshill do kërkon standard pasi pos shoqatave, aktivitet humanitar zhvillojnë edhe grupe jo formale.

Unifikimi i shoqatave humanitare, pushtetit lokal dhe grupeve jo formale, doli si propozim nga Shtabi i emergjencave pranë Komunës së Gostivarit, i themeluar kohë më parë dhe i njejti shqyrton situatën aktuale me koronavirusin dhe përcakton masat që duhet të ndërmerren në vijim. Shtabi i emergjencës në Gostivar përfshinë komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *