Pusiq: Kroacia do ta ndihmoje Maqedoninë sa i përket emigrantëve

Pusiq: Kroacia do ta ndihmoje Maqedoninë sa i përket emigrantëve

Ministrja e punëve të jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq ftoi për ndihmë urgjente për Republikën e Maqedonisë e cila po përballet me krizën e emigrantëve.

“ Maqedonisë dhe refugjatëve që gjenden në zonën kufitare midis Greqisë dhe Maqedonisë duhet që t`i ndihmohet, dhe Kroacia do ta bëjë këtë gjë”, deklaroi Pusiq.

“Ne do ta ngrisim këtë çështje gjatë kohës së takimit të vendeve të Ballkanit perëndimor të enjten në Vjenë. Aty marrin pjesë edhe Sllovenia, Austria dhe Gjermania. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe gjatë kohës së takimit të ministrave të BE-së në Luksemburg” me 4 shtator, sqaroi Pusiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *