Q.T “ETC” dhuroi falas për qytetarët pako me produkte për mbrojtje nga Covid 19

Q.T “ETC” dhuroi falas për qytetarët pako me produkte për mbrojtje nga Covid 19

Qendra tregtare “ETC” ka shpërndarë pako me pajisje për mbrojtje nga virusi Covid 19. Të vendosur në pjesën më të frekuentuar, në sheshin e qytetit të Gostivarit, 200 pako janë shpërndarë brenda një ore. Të njejtat u dedikoheshin popullatës me të ardhura më të ulta . Besnik Reka, drejtues i qendrave tregtare “ETC” në Maqedoni, tha se aksioni paraqet një kontributi të vogël drejt sensibilizimit dhe prevenimit të qytetareve nga pandemia e Covid 19, e cila ditëve të fundit në rajonin e Gostivarit po përhapet me ritme te shpejta.

Qytetarët janë shprehur falenderues për këtë aksion te qendrës tregtare “ETC”. Ata thonë se kjo ndihmë vjen në një kohë mjaftë të qëlluar, pasi kriza shëndetësore nga pandemia ka goditur edhe ekonominë, drejtpërdrejtë edhe xhepin e çdo qytetari.

Qendra tregtare “ETC” njihet për aksionet e shumta të saja humanitare, të cilat vijnë shpesh, në periudha të ndryshme të vitit, nga ku ndihmohen me dhjetëra familje nevojtare, nxënës dhe së fundmi edhe institucionet shëndetësore për shkak të pandemisë nga Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *