Q.T “ETC” Gostivar bëhet pjesë e inciativës “Blej t’vendit”

Q.T “ETC” Gostivar bëhet pjesë e inciativës “Blej t’vendit”

Qendra Tregtare Etc në Gostivar i është bashkuar inciativës “Blej t’vendit”, me ç’rast qytetarët me të ardhura të ulta që janë përfitues të kartelave shtetërorë për blerje të produkteve vendore do të mund ti shfrytëzojnë të njejtat për të bërë blerje në ETC. Nga aty informojnë se personat që janë përfitues të kartelës prej 3000 denarëve, mund ti shpenzojnë ato mjete duke blerë produkte vendore. Besnik Reka, Menaxher i Qendër Tregtare ETC në Gostivar tregoi se vaucerët kanë filluar të jenë në përdorim nga dita e djeshme dhe do të zgjasin deri në afatin e dhënë nga shteti.

Reka tha se për ta pasur më të lehtë qytetarët se cilat produkte mund ti blejnë përmes vauçerëve, produktet vendore do të jenë të shenjëzuara.

Ndryshe, bonuset për qytetarë janë pjesë e pakos se tretë të masave ekonomike miratuar nga qeveria. Kjo pako ka për qëllim rimëkëmbjen e ekonomise vendore në kushte të pandemisë Covid 19, dhe do të përfshijë gjithsej 325 mijë qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *