Q.T “ETC – Gostivar” dhuroi 30 vauçerë për personelin mjekësor të Repartit Infektiv në Spitalin e Gostivarit

Q.T “ETC – Gostivar” dhuroi 30 vauçerë për personelin mjekësor të Repartit Infektiv në Spitalin e Gostivarit

Qendra Tregtare, Elkos Grup “ETC – Gostivar” ka dhuruar 30 vauçer me vlerë prej 2.000 denarëve për presonelin mjekësor në Repartin Infektiv pranë Spitalit të Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Kjo ndihmë ka ardhur si shenjë repskti, pasi punonjësit e këtij reparti kanë qenë dhe mbeten të parët në forntin kundër pandemisë Covid 19. Besnik Reka, udhëheqës në ETC, tha se pos Gostivarit, 30 vauçerë me të njejtën vlerë janë dhuruar edhe nëpër qytete tjera të vendit.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi ka falenderuar “ETC”- në për donacionin, duke shtuar se kjo nuk ka qenë ndihma e parë që ata pranojnë si institucion nga kjo kompani.

Shefi i Repartit Infektiv, Ratko Naumovski pasi falenderoi “ETC”- në për gjestin human, tha se kjo ndihmë shkon në vendin e duhur dhe vjen në një kohë mjaftë të nevojshme për ata.

Të punësuarit e Repartit Infektiv, vauçerët do të mund t’I shfrytëzojnë kur të duan duke blerë gjësende të nevojshme pranë Qendrës Tregtare “ETC” në Gostivar. Ndryshe, kjo kompani nga fillimi i pandemisë disa herë e ka ndihmuar spitalin e Gostivarit me pajisje të shumta higjienike dhe gjësende tjera për të cilat matel-bardhët kanë pasur nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *