Q.T “ETC” në bashkëpunim me Muftininë e Gostivarit realizuan aksion humanitar në prag të festës së Fitër Bajramit

Q.T “ETC” në bashkëpunim me Muftininë e Gostivarit realizuan aksion humanitar në prag të festës së Fitër Bajramit

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e Fitër Bajramit, Qendra tregtare “Elkos Grup ETC” në bashkëpunim me Muftininë e Gostivarit, kanë përgaditur 100 pako me produkte ushqimore dhe higjienike të cilat do të shpërndahen për familjet në nevojë. Besnik Reka, menaxher I qendrës tregtare Elkos Grup Etc u shpreh se ky aksion humanitar vjen si iniciativë për të I’u dalë në ndihmë familjeve skamnorë në prag të kësaj festë, që dhe ata të ndjejnë frymën festive të Bajramit.

Muftiu I muftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu u shpreh falemnderues ndaj qendrës tregtare Elkos Grup – ETC për nismën e ndërmarrë për shpërndarjen e këtyre pakove deri tek familjet që kanë nevojë.

Ndryshe, qendra tregtare Elkos Grup – ETC aksione të ngjashme humanitare ka realizuar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shpërndarë pako ushqimore dhe mjete të tjera deri tek shumë familje me rrezik social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *