Qarkullonte me shpejtësi 182 km/h në autostradë, “Golfi” bie në radarët e Policisë

Qarkullonte me shpejtësi 182 km/h në autostradë, “Golfi” bie në radarët e Policisë

Policët e komunikacionit kanë kapur me radar një veturë “golf” që qarkullonte në autostradën “Nënë Tereza” me shpejtësi prej 182 kilometrave në orë. Vetura është regjistruar në afërsi të mbikalimit për në fshatin Debresh, aty ku shpejtësia e lejuar maksimale është 80 milometra në orë, që nënkupton se vozitësi e tejkaloi atë për 102 kilometra në orë. Golfi me regjistrim të Shkupit është ndaluar me çrast vozitësit i është shqiptuar gjobë me vlerë prej 400 eurove. Atij për kohë të pacaktuar i është marrë edhe leja e vozitjes.

Nga SPB – Tetovë informojnë se gjatë ditës së djeshme kanë realizuar aksion kontrollues kundrejt shpejtësisë me të cilën lëvizin automjetet.

Dje (3 mars) nga ora 9 – 14, në territorin më të gjërë të Gostivarit, respektivisht në autostradën Gostivar – Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Debresh, është realizuar aksion kontrollues në lidhje me shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet jashta vendbanimit. Janë zbuluar dhe sanksionuar rreth 30 vozitës që kanë kryer kundërvajtje. Gjashtë prej kundërvajtjeve kanë pasur të bëjne me tejkalimin e shpejtësisë për më shumë se 70 kilometra në orë, ndërsa në 24 raste të tjera vozitësit kanë tejkaluar shpejtësinë për 50 deri 70 kilometra në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *