Qendra për Konservim në Gostivar ka shënuar dhjetë vjetorin e funksionimit

Qendra për Konservim në Gostivar ka shënuar dhjetë vjetorin e funksionimit

Institutit Nacional Qendra për Konservim në Gostivar ka shënuar dhjetë vjetorin e themelimit. Me këtë rast, Qendra organizoi një ngjarje modeste për të shënuar këtë ngjarje jubilare, ku kanë marrë pjesë zv.ministI për Kulturë, Sedat Sulejmani, drejtorët e mëparshëm dhe të punësurit pranë kësaj qendre. Ceremonia u hap nga U.D. Drejtor aktual Znj. Hirije Saiti, e cila theksoi se ky përvjetor është shumë i rëndësishëm jo vetëm për ata si të punësuar në këtë institucion por për të gjithë qytetarët e Gostivarit, pasi misioni i tyre është i shenjtë, me detyrë primare për të ruajtur trashëgim kulturore dhe historike të vendbanimeve tona.

“Çfarë është ajo që e bënë misiononin tonë të shenjtë?! Paramendoni nëse kjo qendër të ishte themeluar në Gostivar disa dekada ma herët, sot ne do ti gëzonim dhe shijonim nga afër Hamamin e vjetër të Qytetit, Xhaminë në Qendërt të qytetit, shtëpit e autentike me një arkitekturë të pazavenësueshme anë a mban qytetit dhe fshtrave…. Por ja që ata objekte nuk janë më! Misionin tonë gjithashtu e bënë të shenjtë puna që na është ngarkuar, e ajo është që ti ruajm ato pak objekte që kanë ngelur me vlera të trashëgimisë kulturore, përfshirë këtu Shtëpin e Begut, Kompleksin e Xhamisë së Sahatit, Shtëpin e Çakollarëve, Shtëpin e Kançeskit, Xhamitë dhe Kishat e vjetra, arkitektura e vjetër të fshatrave, lokalitet arkeologjike të paprekura, kalatë e vjetra në shumë lokacione të Gostivarit! Në këto dhjetë vite ne kemi bërë shumë punë, kemi realizuar një numër bukurë të mirë të projekteve, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e të punësuarve në Qendër të cilët me profesionalizim realizojn çdo detyrë, shfrytëzoj këtë rast që edhe publikisht t’ju falemenderohem kolegëve të mi. Por kjo është vetëm fillimi, neve na presin edhe shumë punë edhe shumë projekte, neve këtë ju a kemi detyrim gjeneratave të ardhshme! Nuk do të lejojm që asnjë objekt me vlera të trashëgimisë kulturore të preket a jo më të prishet, nuk do të lejojm të ndodhë ajo që ndodhi me objektet që përmenda më lart! Garancë për këtë është institucioni që udhëheqim neve sot!”, tha mes tjerash znj. Saiti.

Fjal rasti mbajti edhe Adnan Fejzullai, një nga drejtorët e mëparshëm të INQK Gostivar.

Zëvendës Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, në fjalën e tij përshëndetëse, ka premtuar se bashkëpunimi dhe mbështetja për këtë Qendër në Gostivar do të jetë e parezervë nga Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen.

Në shënimin e jubileut, Qendra për Konservim dha edhe një ekspozitë me fotografi nga dhe u shfaq video material nga disa objekte dhe projekte që INQK Gostivar ka realizuar në vitet e kaluara. Si pjesë e kësaj ngjarje jubilare, në fund u ndahen mirënjohje për gazetarët dhe mediat që kanë ndjekur punën që nga themelimi i këtij institucioni, dhe pllaketa për të gjithë ish-drejtorët e Qendrës si dhe për Ministrin e Kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *