Qendra rekreative – sportive në Gostivar shkon drejt përfundimit

Qendra rekreative – sportive në Gostivar shkon drejt përfundimit

Shëtitorja përreth lumit Vardar ka filluar të marrë formë. E paraparë edhe për qendër rekreative – sportive, në të janë vendosur tanimë këndet e lojrave për fëmijë, ulëset dhe ndriçimi së bashku me rekuzitat për fëmijët me nevoja ndryshe dhe shtegu për të verbërit.

Megjithëse e papërfunduar, ajo ka vizitorë të shumtë për çdo ditë nga grup-mosha të ndryshme. Qytetarët që i takuam, deklarojnë se një qendër e tillë ka qenë më se e nevojshme për Gostivarin. Disa prej tyre thonë se e përdorin për rekreacion, dikush për sport e dikush për argëtim me fëmijët e tyre gjatë fundjavave.

Aktualisht punohet në rregullimin dhe vendosjen e shkëmbinjve artificial për ngjitje në lartësi dhe të gjitha pasijseve të parapara për ushtrime. Qendra e cila ndërtohet sipas standardeve më moderne, ka sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë dhe fillon nga ura e vogël e lumit Varadar deri te shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk”.

Ajo deri në përfundim, do të ketë kosto financiare prej 250.000 euro, ndërsa vjen si realizim i idesë e cila doli nga projekti “Përforcim të këshillave lokal”, që UNDP-ja e zbatoi me mbështetje financiare nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, pjesë e të cilit projekt ishte edhe Komuna e Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *