Qendra shqiptare islame “El – Furkan” ndihmon shoqatën “Bashkarisht Mundemi”

Qendra shqiptare islame “El – Furkan” ndihmon shoqatën “Bashkarisht Mundemi”

Mërgata jonë po e dëshmon edhe njëherë se zemrën e ka në vendlndje edhe pse punon e vepron në vend të huaj.

Këtë më së miri e dëshmon nëpërmjet aksionit të saj të rradhës Qendra Islame Shqiptare “El Furkan” me seli në Mynih të Gjermanisë, e cila ka vendos që projektin e rradhës për vendlindje tua dedikoj personave me nevoja të posaçme të shoqatës “Bashkarisht Mundemi”, duke u munduar në këtë mënyrë të plotësojë çdo nevojë të tyre.

Informacion është bërë publik nga drejtuesi i shoqtës “Bashkarisht Mundemi”, Shpendi Salija i cili në njoftimin e tij në rrjetet socilae bën të ditur se Qendra Islame Shqiptare “El Furkan” me seli në Mynih të Gjermanisë, të cilën e drejton z. Afet Rushiti, në shoqatën “Bashkarisht Mundemi” do të dhuroj 4 kompjutor të avancuar për trajnimin e fëmijëve në IT, 1 Inverter dhe mbi dhjetëra lojëra logjike.

Siç bën të ditur Salija, meqë jemi edhe në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, EL-Furkan do të kujdeset të siguroj edhe iftarin e natës së parë të Ramazanit për 25 familjet e fëmijeve të shoqatës “Bashkarisht Mundemi”.

Mërgata jonë, zemra jonë!, shkruan në fund të njoftimit të tij, Shpendi Salija, drejtues i shoqtës “Bashkarisht Mundemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *