Mar. Kor 27th, 2021

Qentë sulmojnë kopenë me dhi të familjes Elezi

Pesë dhi mëngjesin e sotëm janë mbytur dhe masakruar nga disa qenë endacak në një fermë në pronësi të familjes Elezi nga fshati Çajlë i Gostivarit. Familjarët për këtë ngjarje ishin informuar nga fqinjët e tyre, që kishin hasur një grUp qensh endacak brenda kopesë së dhive. Pronari i kopesë , Sinan Elezi thotë se kjo nuk është hera e parë që qentë ti dëmtojnë kopenë.

Elezi më tej shtonë se nuk kanë kurrfarë ndihme nga asnjë institucion. Nëse sot sulmuan dhitë, qentë nesër mund ti sulmojnë fëmijët, thotë Elezi.

Veterinari Osman Mustafi që kishte dal për kontroll në vendngjarje, kishte vërtetuar se lëndimet e shkaktuara janë bërë nga qentë endacak.

Ky është rasti i dytë brenda tre muajve në Gostivar. Kohë më parë nga sulmi i qenve endacak pësoi kopeja me dhi e një familje nga fshati Zdunjë.