Qethet delja me më shumë se 40 kg lesh

Qethet delja me më shumë se 40 kg lesh

Një dele e cila kishte shumë kohë pa u qethur, më në fund u lirua nga leshi që e kishte mbuluar dhe gjatë këtij procesi theu edhe rekord botëror. Australiani Ian Elkins i hoqi kësaj deleje 40.45 kg lesh.

“Berberit” të deles iu deshën 4 ndihmës për të përfunduar punën dhe plot 45 minuta. Një dele normale mban 5 kg lesh dhe qethet për vetëm 3 minuta.

Elkins tha se delja me shumë mundësi kishte 7 vite pa qethur dhe leshi peshonte dy herë më shumë se vetë ajo.

Kafsha u gjet nga një kalimtar në periferi të Kanberrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *