Qeveria e Maqedonisë vendos që gjatë festave të ketë karantinë

Qeveria e Maqedonisë vendos që gjatë festave të ketë karantinë

Qeveria ka vendosur që të ketë karantinë këtë fundjavë të zgjatur.

“Pas situatës aktuale epidemiologjike me COVID-19, si dhe rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, në seancën e sotme të qeverisë morëm vendim për të rritur kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës së ardhshme.

Lëvizja e të gjithë qytetarëve në të gjithë territorin e vendit është e ndaluar, duke filluar nga dita e diel në orën 11:00 deri të martën në orën 05:00.

Për ditën e shtunë ndalimi i lëvizjes mbetet i njëjtë si për të gjitha ditët e tjera, nga ora 19:00 – 05:00 e mëngjesit”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *