Qeveria sot do të merr borxh të ri prej 4 milion eurosh

Qeveria sot do të merr borxh të ri prej 4 milion eurosh

Qeveria e Maqedonisë do të merr edhe një borxh prej 4 milion eurosh por këtë herë prej kreditorëve vendor, njofton TV 24 Vesti.

Këtë borxh qeveria do ta merr me shitjen e letrave me vlerë. Ky borxh do të kthehet për një periudhë 10 deri 15 vjeç. Borxhi vendor në 3 vitet e fundit është rritur shumë dhe ka arritur vlerën e 1,2 miliardë euro.

Kreditorët më të mëdhenj të qeverisë përveç bankave dhe kompanitë e sigurimit janë edhe fondet pensionale dhe qytetarët që bëjnë pjesë në to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *