Qindra maska e doreza donacion për Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar

Qindra maska e doreza donacion për Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar

Skafanderë, maska e doreza dhe mjete tjera higjienike këto ditë janë bërë donacion për mbrjtje të personelit mjekësor pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar.

Bëhet fjalë për donacione nga kompani, institucione dhe individë , si: Këmbimore Alpina, marketet Montenegro, Kaçamaku pastaj z. Kapllani dhe Jajoski, që kanë donuar për të mbrojtur mantelbardhët të cilët aktualisht mbeten më të ekspozuarit nga pandemia me koronavirusin.

Drejtori Jamin Sinani thotë se çdo donacion është i mirëseardhur dhe fanderon çdonjërin për ndihmën e deritanishme vullnetare.

Pasditën e sotme edhe ETC ELKOS GROUP GOSTIVAR, ka dhuruar 100 maska mbrojtëse, 100 litra materiale dezinfektimi, 50 peshqirë dhe elemente tjera për Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar.

Paisjet mbrojtëse do të vendosen në sherbim të të gjitha reparteve pranë këtij institucioni shëndetësor. Ndryshe, donacione të ngjashme ka pranuar edhe Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *