Qytetarët bëjn përgatitjet e fundit përpara orës policore dy ditore

Qytetarët bëjn përgatitjet e fundit përpara orës policore dy ditore

Aplikimi i orës policore nga dita e sotme e cila filloi nga ora 16:00 dhe e cila zgjasë deri në 5 të mëngjesit të ditës së Hënë, bëri që qytetarët gjatë mesditës të vërshonin qytetin e Gostivarit, duke bërë përgaditjet e fundit për fundjavën që do e kalojnë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Furrat e bukës, shitoret, bankat dhe filialet e kompanive celulare edhe sot ishin ndër vendet më të frekuentuara, ku qytetarët kishin krijuar rradhë për të marrë shërbime, e masat mbrojtëse të rekomanduara nga qeveria nuk repsketoheshin nga të gjithë.
Tek disa nga bankat e qytetit shumë qytetarë pritnin në radhë për të kryer shërbime, pjesa dërmuese prej tyre nuk respektonin distancën e rekomanduar, e as nuk mbanin doreza dhe maska mbrojtëse.

“Po pres në rradhë për të kryer disa shërbime tek banka. Nuk mbaj as doreza e as maska, unë nuk frikohem nga virusi”.

“Po pres si gjithe të tjerët të kryej disa punë që i kam tek banka. Frikohen nga virusi, bëj kujdes aq sa mundem por aktualisht nuk mbaj as doreza e as maska”.

Përgaditja e qytetarëve për fundjavën që do ta kalojnë në izolim, kishte krijuar turma njerëzish dhe përpara furrave te bukës.

Edhe te tregjet e gjelbërta kishte plotë qytetarë që prisnin rradhë për të blerë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Gostivarit nuk ka pasur persona që e kanë shkelur kufizimin e lëvizjes. Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Gostivarit vazhdon të jetë 220, me deklaratë të nëshkuar për vetë – izolim gjenden e 8 persona. Krahas këtyre, janë të ragjistruar edhe 47 persona me vendim për kontroll dhe mbikqyrje nga Inspektorati shtetëror sanitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *