Qytetarët e Gostivarit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemit me deponinë “Rusino”

Qytetarët e Gostivarit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemit me deponinë “Rusino”

Deponia Rusino në qytetin e Gostivarit vijon të digjet. Qytetarët e Gostivarit thonë se ka ardhur moment i fundit që autoritetet kompetente t’a zgjidhin këtë problem, pasi për çdo natë nuk mund të durohet më tym dhe erë nga të cilat është ngujuar i gjithë qyteti. Ato që jetojnë më afër deponisë, thonë se nuk mund të hapin as edhe një dritare për të ajrosur shtëpitë e tyre. Kërkojnë si nga pushteti lokal, ashtu edhe nga ai qendrorë të lënë politikën anash dhe të gjejnë zgjidhje afatgjate për “vrasësin” e heshtur të Gostivarit.

Nesër, Komuna e Gostivarit do të ketë debat të hapur ku ka ftuar edhe Ministrinë e Ekologjisë për të gjetur një zgjidhje për Rusinon. Në debat do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Rajonit Planor të Pollogut dhe organizata joqeveritare. Qytetarët janë të ndarë në vlerësim se ky debatë do të prodhonë zgjidhje për “Rusinon”, megjithëse disa prej tyre shprehe se edhe ata do të marrin pjesë në këtë debat.

Debati do të zhvillohet te amfitetari i hapur i qytetit me fillim në ora 19. Ndryshe ditë më parë qindra qytetarë të Gostivarit protestuan duke kërkuar largimin e Deponisë Rusino e cila për gati dy muaj është përfshirë nga zjarri ku sipas autoriteteve lokale këtë zjarr e shkakton dikush qëllimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *