Qytetarët e Gostivarit të ndarë në mendime për marrjen e vaksinës anti COVID -19

Qytetarët e Gostivarit të ndarë në mendime për marrjen e vaksinës anti COVID -19

Si në mbarë botën edhe në vendin tonë ndër temat aktuale është vaksina e koronavirusit të ri (COVID-19), ndërkohë Maqedonia ka filluar me vaksinimin e punonjësve shëndetësor, por nuk dihet se kur do të fillojë imunizimi i popullsisë pasi mungojnë vaksinat. Qytetarët Gostivarit të anketuar nga Tv Globi shprehen me mendime të ndara sa i përket marrjes së dozës, disa prej të cilëve shprehen se është e patjetërsueshme të merret, ndërsa disa shprehen se nuk janë dakord të vaksinohen, duke përmendur arsye të ndryshme, një ndër ato më të shpeshta është se nuk i bosojnë as vaksinës e as virusit.

Ata të cilët janë pro vaksinimit nuk preferojnë cilëndo vaksinë dhe të gjithë shprehen kundër vaksinës kineze ose asaj ruse. Më shumë i besojnë Fajzerit dhe Jonson & Jonson.

Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës në Gostivar, bëri të ditur se në qytetin tonë shumë pak qytetarë janë paraqitur për vaksinim. I pyetur se çka do të bëhet me ata qytetarë që nuk duan të vaksinohen, Filipçe theksoi se me komunikim intensiv përmes mjekëve amë, përmes fushatës që vijon, duhet të rritet ndërgjegjësim

“Dua të dërgoj apel pasi në rajonin e Gostivarit përmes uebit dhe mjekëve amë janë paraqitur vërtetë shumë pak qytetarë në kategorinë e parë mbi moshën 70 vjeçare, diku rreth 1.500 nga afër 6.000 qytetarë. Apelojë mjekët amë nga Gostivari dhe rrethina t’i paraqesin pacientët e tyre mbi moshën 70 vjeçe, me sëmundje kornike si gurpë e dytë me prioritet, t’i japin të dhënat e tyre në sistemin “Termi im”, pasi ata vijnë menjëherë pas mjekëve dhe motrave medicinal”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vendi ynë deri më tani është furnizuar vetëm me mbi 8.000 doza nga Fajzer të cilat erdhën nga Serbia. Ato kineze dhe ruse, edhe pse kishte paralajmërime se do të mbërinë nga fundi i muajt shkurt, tani zyrtarët thonë se edhe për ata afati është shtyer. Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot u shpreh i gatshëm për të marr përgjegjësi për vonesën e vaksinave, megjithatë tha se Maqedonia nuk është vendi i vetëm që përballet me mungesën e vaksinave, por me një problem të tillë sipas tij po ballafaqohen edhe shumë vende të tjera, përfshi edhe ato të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *