Qytetarët ju besojnë statistikave të policisë

Qytetarët ju besojnë statistikave të policisë

Edhe pse në Gostivar bie numri i veprave penale të vjedhjeve të rënda, vjedhjet si dukuri ende mbeten një fenomen shqetësues e që nuk kanë të ndalur.

Edhe çështja e migrimit të popullatës është një nga shkaqet që po ndikojnë në këtë dukuri, por vjedhësit nuk zgjedhin kohën dhe vendin. Qëllimin e tyre, ata e realizojnë edhe në vende të banueshme por edhe në mes të ditës.

Qytetarët e Gostivarit janë të ndarë rreth fenomenit dhe shkaqeve që çojnë individ të ckatuar të vjedhin. Megjithatë, numri më i madh i tyre shprehen të kënaqur me punën e policisë dhe thonë se numri i vjedhjeve ka rënë falë përkushtimit dhe punës së policisë.

Nga ana e qytetarëve ka mendime të ndara. Ka edhe qytetarë të cilët mendojnë se ky fenomen akoma vazhdon të jetojë në shoqërinë tonë. Ndërsa të parët lavdërojnë punën e policisë, të tjerët mendojnë se çështja e sigurisë mungon në përgjithësi.

Për të parandaluar vjedhjet nga polica disa herë kanë apeluar dhe kërkojnë që qytetarët të bashkëpunojnë më tepër me policët në këtë drejtim me qëllim zvoglimin e vjedhjeve dhe sa duket bashkëpunimi polici-qytetarë ka dhënë rezultat, pasi në krahasim me 9 mujorin e parë të vitit të kaluar vjedhjet kanë rënë për 40%, konkretisht nga 833 vjedhje në vitin e kaluar, sivjet ka pasur 501 vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *