Rajoni i Gostivarit, 13 raste të reja dhe dy viktima nga Covid 19

Rajoni i Gostivarit, 13 raste të reja dhe dy viktima nga Covid 19

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 13 raste të reja me virusin korona, ndërsa dy persona nuk kanë arritur t’i mbijetojnë virusit, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e reja, në tre komunat në rajonin e Gostivarit deri më tani ka 166 raste aktive me Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 264 persona. Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit, betejën me virusin korona e kanë humbur 19 qytetarë, shumica janë nga Komuna e Gostivarit, pastaj nga ajo e Vrapçishtit dhe një rast ka në komunën Mavrovë-Rostushë.

Poashtu, përgjatë katër muajve, në rajonin e Gostivarit nga virusi korona janë prekur 17 punonjës shëndetësorë.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë realizuar mbi 1000 testime.

Ndërkohë, Ministra e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 830 testet e kryera rezulton që të kemi 94 raste të reja me Kovid-19 në nivel shteti, të shëruar 42 pacientë dhe 8 të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *