Rast i ri me Covid 19 në Negotinë Gostivar

Rast i ri me Covid 19 në Negotinë Gostivar

Nga testimet e fundit edhe një banorë në rajonin e Gostivarit ka rezultuar pozitiv me virusin korona. Bëhet fjalë për një banorë të fshatit Negotinë në Komunën e Vrapçishtit. Informacioni u bë i ditur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Shtabit ndërkomunal të emergjencave në Gostivar, i cili ka ka shqyrtuar situatën e fundit, dhe solli vendime dhe rekomandime të reja për qytetarët. Kryetari i Shtabit, njëherit kryetari i Komunës së Gostrivarit Arben Taravari, tha se aktualisht ka 12 raste aktive, shtatë në Gostivar dhe pesë në Vrapçisht. Pesë prej tyre trajtohen në spital, kurse të tjerët në kushte shtëpiake.

Epidemiologët kanë dhënë rekomandim për ziolim të mbi 20 personave. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit ditët e fundit. Ndërkohë janë zhvilluar anketime dhe testime në N.P “Komunalec” në Gostivar sipas protokolleve epidemiologjike, pasi njëri nga të infektuarit e rinj është punonjës i këtij institucioni. Kryetari Taravari shtoi se rezultatet e tastimeve për priten të arrijnë sonte.

Taravari apeloi që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet shëndetësore.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi ka se situta është nën kotrollë dhe rastet e reja të gjitha janë izoluar. Ndërkohë, sqaroi se spitali I ka ndëramarrë të gjitha masat mbrojtëse për personelin dhe pacientët.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë kryer 404 teste, kurse mbi 30 persona ishin pozitiv mbi Covid 19. Shumica janë shëruar, ndërkohë tre persona humbën jetën si pasojë e virusit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *