Mesditën e djeshme në SPB-Tetovë është denoncuar se I.R. 54 vjeçar nga fshati Raveni i Gostivarit, është lënduar duke punuar në ndërrim të kabllove elektrike.
“Ai është dërguar në Spitalin e Gostivarit ku i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje hetim ka kryer një ekip nga policia e Gostivarit.