RDK – Dega Gostivar: Mbyllja e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Gostivar është gabim i pariparueshëm

RDK – Dega Gostivar: Mbyllja e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Gostivar është gabim i pariparueshëm

RDK – Dega Gostivar thotë se është mbyllur Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Gostivar. përmes një komuikate për media, dega e kësaj partije në Gostivar reagon ashpër ndaj mbylljes së Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore pranë USHT-së në Gostivar dhe për këtë mbyllje institucionet gjegjëse, USHT, Ministria e arsimit, partia shqiptare në pushtet, dhe fajtorët tjerrë, duhet të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi të madhe, thonë nga RDK-Dega Gostivar.

Për hapjen e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Gostivar, me laboratorin më modern në vend, është dhënë një kontribut i jashtëzakonshëm i shumë njerëzve të vullnetit të mirë dhe tani mbyllja i këtij fakulteti në Gostivar është një turp dhe gabim i pariparueshëm, shtojnë më tej nga RDK.

I pyetur për fatin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Gostivar ministri i Arsimit dhe Shkencë së Maqedonisë Abdilaqim Ademi thotë se për fatin e tyre, këto fakultete duhet vetë të mbajnë përgjegjësi dhe se nuk varet nga ministria e Arsimit.

Dega e Rilindjes Demokratike Kombëtare në Gostivar thekson se në kohën kur në Gostivar ekzistojnë tri universitete private, me tendenca për të hap edhe universitete tjerra, është turp i paparë të mbyllet i vetmi fakultet shtetërorë me potencë reale të shndërrohej në një nga fakultetet më me perspektivë në vend dhe rajon. Sipas RDK-së, Gostivari nuk e meriton që të sakatohet dhe të turpërohet në këtë mënyrë duke ia marrë edhe respektin më të vogël, që edhe ashtu e ka merituar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *