RDK e hapur për koalicion parazgjedhor me subjektet shqiptare

RDK e hapur për koalicion parazgjedhor me subjektet shqiptare

RDK-ja shqyrton mundësin e mos-pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit. Lideri i kësaj partie, Vesel Memedi këtë vendim e arsyetoi në emisionin “Politika” me mos copëtimin e votës shqiptare, e cila sipas tij, edhe ashtu është e copëtuar.

Memedi është kundër koalicioneve parazgjedhore shqiptaro-maqedonase, ku së fundmi diskutohet për koalicionime të mundshme të BESËS dhe PDSH-së me LSDM-në.

Memedi ende është në pritje të ftesës për koalicionim me Kasamin dhe Thaçin, por nuk e anashkalon as koalicionin me Ahemtin, nëse kjo, siç thotë ai, i kontribuonë kauzës kombëtare.

Koalicionin mes ASH-së së Selës dhe Alternativës së Gashit, Memedi e cilëson të dështuar dhe pa kauzë. Këto koalicione, shton ai, u konvenojnë vetëm partive politike maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *