RDK: Me propozimet e tij, Gruevski diskriminon shqiptarët

RDK: Me propozimet e tij, Gruevski diskriminon shqiptarët

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se deklarata e fundit e kryeministrit të vendit në lidhje me ndryshimet në modelin zgjedhor është edhe një argument shtesë se politikbërja në Maqedoni ka nevojë për ndërhyrje të madhe totale, nëse dëshiron të drejtohet drejt rrugëtimit evropian dhe perëndimor.

“Deklarata e kryeministrit të vendit se fituesi i zgjedhjeve duhet të ketë të garantuara 17 deputet me qëllim që asnjë parti politike, apo edhe etnikum, mos të ketë mundësi të kushtëzojë fituesin është një nga deklaratat më të prapambetura dhe diskriminuese ndaj gjithë popujve që jetojnë në vend, sidomos atij shqiptarë.” thuhet në reagimin e RDK.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se kjo deklaratë e kryeministrit të vendit kërkon një përgjigje të merituar nga të gjitha subjektet politike në vend sepse sipas tyre, të deklarohesh se qeveritë e ardhshme duhet formuar vetëm nga një parti politike çojnë drejt një diktature të paparë dhe të prapambetur të shekujve të mesjetës.

“Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se qeveria e Maqedonisë, o tani o kurrë, ka nevojë për një përfaqësim me kolorite të ndryshme politike dhe etnike, dhe se sa më i gjërë të jetë koloriti aq më shumë do të jetë edhe përgjegjësia dhe llogaridhënia, diçka që i ka munguar këtij vendi për 25 vite të pluralizmit në vend.” thuhet në reagimin e RDK.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se politika e vendit nuk duhet kuptuar si arenë boksi në mes dy partive maqedonase ku njëra tjetra sfidohen kush ka frikë më shumë nga fitorja apo humbja. RDK thotë se ky sfidim shumë i ulët kërkon ndërhyrje urgjente nga ana e komunitetit ndërkombëtarë sa nuk është vonë sepse në të kundërtën pasojat do të të jenë shumë të rënda për popullin në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *