RDK: Sundimi i ligjit, tani sa nuk është vonë

RDK: Sundimi i ligjit, tani sa nuk është vonë

Pas aksionit të djeshëm policor në rajonet e Kumanovës dhe Shkupit, që rezultoi me 7 të arrestuar ka reaguar Rilindja Demokratike Kombëtare.

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se vendi gjendet para një kaosi të vërtetë përshkak të mungesës së sundimit të ligjit në vend. Mungesa e sundimit të ligjit në të gjitha institucionet e shtetit, pa përjashtim, është duke shkaktuar një dëm me pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi.

“Kjo mungesë e madhe e sundimit të ligjit ka ushqyer dhe vazhdon të ushqej grupe të ndryshme ekstreme dhe kriminale mbrenda dhe jasht institucioneve të vendit, me pasoja të rënda për vendin dhe rajonin. Duke patur parasysh se komuniteti ndërkombëtarë ka dhënë një investim të jashtëzakonshëm për këtë shtet në drejtim të sundimit të ligjit dhe stabilitetit të vendit, është koha e fundit kur ky komunitet duhet të intervenoj në mbrotje të këtij investimi kapital”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Sipas tyre, aktorët aktual politik janë fajtorët kryesorë për mungesën e sundimit të ligjit në vend, prandaj nuk duhet të jetë e vështirë locimi i fajtorëve për këtë lojë të fëlliqur që bëhet në emër të institucioneve të shtetit. Loja duhet të përfundoj sa më parë se përndryshe vendit i kanoset një kaos i vërtetë me përmasa enorme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *