Realizimi dhe rebalanci i buxhetit ka përplasur këshilltarët e Gostivarit

Realizimi dhe rebalanci i buxhetit ka përplasur këshilltarët e Gostivarit

Raporti kuartal III dhe rebalanci i dytë i buxhetit të komunës së Gostivarit për vitin 2020, ka përplasur këshilltarët e BDI-së me ato të Aleancës për Shqiptarët. Opozita ka kritikuar shumicën se derisa rritet borxhi komunal, udhëheqësia e komunës nuk tregon se ku shkojnë paratë. Këshilltari i BDI-së, Gazmend Memedi theksoi se konstatimi i tyre vejn nga mungesa e projekteve dhe investimeve kapitale.

Koordinatorja e gupit të këshilltarëve të ASH-së, Njomza Shaqiri tha se për akuzat se ku shkojnë paratë, flet fakti që Komuna e Gostivari është komuna më transparente në vendin tonë. Projektet dhe invesimet nuk mungojnë tha më tej Shaqiri, duke nënvizuar se për tre vite ka mbi 30 kilometra rrugë të asfaltuara dhe 50 kilometra ujësjellës dhe po aq kanalizim të rregulluar. Duke ju referuar borxhit, këshilltarja e ASH-së, tha se ai ka shënuar sivjet rritje, pasi komuna ka marrë përsipër pagesën e një milion euro borxh të N.P “Komunalec”.

Nga Sektori për Financa dhe Buxhet pranë Komunës së Gostivari u tha se borxhet që sot paguhen, janë krijuar nga ish udhëheqësia. Këshilltari Memedi nga ana tjetër akuzoi shumicën edhe për subvencionimin e ndërmarrjeve publike, me theks të veçantë të “Rusino – Pollog”, e cila tha ai, edhe pse nuk është vendosur në funskionim, komuna i ndanë mejte financiare prej mbi 6 milion denarë.

Nga shumica kanë hedhur poshtë edhe akuzat për subvencionimin e ndërmarrjeve. Ato thonë se si çdo komunë tjetër e Pollogut, edhe e Gostivarit e ka për obligim të ndajë mejet për ndërmarrjen e re.

Ndryshe, Gajur Izairi, Driton Saiti dhe Nasir Hasipi do të jenë përfaqësuesit nga Gostivari të Këshillit drejtues të ndërmarrjes rajonale të Pollogut për menaxhim me mbeturinat. Gostivari ishte Komuna e vetme nga 9 komunat e Pollogut që akoma nuk e kishte kryer obligimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit drejtues të kësaj ndërmarrje e cila është themeluar që nga viti i kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *