Regjistrimi, Ahmeti: Do të regjistrohet çdo banorë i lindur dhe që ka pasuri këtu

Regjistrimi, Ahmeti: Do të regjistrohet çdo banorë i lindur dhe që ka pasuri këtu

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti premton se institucionet po e bëjnë punën e tyre që asnjë banorë rezident ose jo rezident të mos mbetet i pa regjistruar. Ai këto komentet i bëri në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Ahmeti sqaroi edhe mënyrën se si do të regjistrohet diaspora.

“Sa i takon regjistrimit, ka patur debate, edhe debate publike. Është një ndërmarrje statistikore, nuk është një ndërmarrje poltike dhe është një moment që duhet të ndodh. Është duke u kërkuar nga institucionet relevante ndërkombëtare, nga KB, nga BE. Kjo për të patur një statistikë më të saktë mbi ekonominë e vendit, mbi pasuritë e vendit, mbi banorët rezident të vend dhe asnjëri nuk do të jetë përjashtues. Fillimisht do regjistrohemi ne, pastaj ata që janë jashtë përmes dokumenteve valide nga të afërmit e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëror të Statistikave. Do të dihet sa janë rezident dhe jo rezident, por prapë të gjithë janë banorë të këtij vendi”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ai tha se shqiptarët nuk mund të dalin më pak se 25 për qind, aq sa ishin në vitin 2002, pasi te shqiptarët në Maqedoni, nataliteti ndër vite ka shënuar riitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *