Regjsitrohen dy raste të reja me koronavirus në Gostivar. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortot nga fshati Banjicë e Epërme, ku njëri prej tyre ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga fillimi i pandemisë në Gostivar pozitiv me koronavirus kanë dalë 17 persona. Gjashë janë shëruar, ka pasur një viktimë, ndërsa dhjetë raste janë aktive. Nga rastet aktive, gjashtë i takojnë Gostivarit kurse katër Komunës së Vrapçishtit. Statistika u bë e ditur nga Shtabi i emergjencave pranë Komunës së Gostivarit.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se deri te shtabi qendror i krizave do të dërgojnë kërkesë për shkurtim të orës policore dhe hapjen e kafeterive.
Kryetari i Komunës së Mavrovë-Rostushë, Medat Kurtovski theksoi se komuna që ai drejton vazhdon të mbetet e paprekur nga virusi korona.
Taravari dhe Kurtovski në fund u bënë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe mos dalin për piknik në natyrë për festat e majit. Ndryshe, në seancën e sotme qeveritare u soll vendim që kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në të gjithë territorin e vendit gjatë kohës së festave të majit, gjegjësisht e premte, e shtunë dhe e diel, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në 14:00. Ndales për lëvizje në gjithë shtetin do të filloj në ora 14:00 dhe do të zgjas deri të nesërmen në 5 të mëngjesit. Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të lejohet që të lëvizin nga ora 05 deri në 11:00. Personat deri në 18 vjet, të premeten, të shtunën dhe të dielën do të mund të dalin nga 12:00 deri në 14;00. Ndërsa mbeten në fuqi të gjitha masat tjera për mbrojtje nga Kovid-19.