Regjistrohet rast i ri me koronavirus në Gostivar, bëhet fjalë për një banor nga fshati Çajlë

Regjistrohet rast i ri me koronavirus në Gostivar, bëhet fjalë për një banor nga fshati Çajlë

Regjistrohet rast i ri me koronavirus në Komunën e Gostivarit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në pesë persona.

Këtë mëngjes, kryetari Arben Taravari ka marrë informacion nga Instituti për Shëndet Publik, të cilët i kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një banorë nga fshati Çajlë. Ai është një burrë i moshës së tretë i cili paraprakisht ka pasur simptome dhe është drejtuar te mjeku amë, prej ku i është bërë testim.

Infektologu nga Reparti Infektiv i Spitalit të Gostivarit, Enes Memeti, tha se pacienti sot pasdite do të shtrohet në spital.

Sipas statistikës së fundit, në Gostivar janë testuar 143 persona, prej të cilëve tetë kanë rezultuar pozitiv. Mesin e tyre ka tre punonjës shëndetësor dhe një qytetarë, dy banorë të Komunës së Vrapçishtit, një banorë nga qyteti i Strumicës i cili ka qenë në karantinë shtetërore në hotelet e Mavrovës. Një teknik mjekësor i cili në testimin e parë doli pozitiv, kurse në ritestim rezultati i tij ishte negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *