Regjistrohet rast i ri me koronavirus në Gostivar, pacientja e parë lëshohet në shtëpi

Regjistrohet rast i ri me koronavirus në Gostivar, pacientja e parë lëshohet në shtëpi

Regjistrohet rast i ri me koronavirus në Gostivar. Informacioni bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila gjatë publikimit mbi gjendjen brenda 24 orëve të fundit, thekson se në Gostivari infektohet një person i ri me CoVid 19. Autoritetet shëndetësore në Gostivar, e konfirmojnë rastin, por nuk japin më shumë detaje. Megjithatë, deri te informacionet që arriti të siguron Tv Globi, bëhet fjalë për një pacinet i gjinisë mashkullore, i punësuar në Institutin për Shëndet Publik Tetovë, njësia në Gostivar. Nga Ministria e Shëndetësisë akoma e llogarit të pa shëruar edhe pacienten e parë, por nga Spitali i Gostivarit, thonë se e njejta sot është lëshuar për kurim shtëpiak. Ajo do të qendron edhe 14 ditë në izolim shtëpiak. Në testin e dytë, rezultatet e nxorrën negative, kurse sot në mëngjes i është bërë testi i tretë, rezultatit e të cilit akoma nuk kanë mbërri në Gostivar. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka apeluar qytetarët të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve.

Për rastin në fjalë prononcim ka patur që mbrëmë Spitali i Gostivarit.

“Ju njoftojmë se pas testimit, pacientja e vetme në Gostivar e cila ishte e infektuar me covid 19 doli negativ. Një falemenderim i veçantë shkon për pacienten e cila gjatë gjithë periudhës ishte tepër e kujdesshme dhe e sinqertë, dhe nga kujdesi i madh që pati për veten dhe për të gjithë ne, nuk infektoi asnjë person tjetër. Gjithashtu falemenderojmë personelin mjeksorë në repartin e Infektologjisë që në çdo moment kanë treguar dhe po tregojnë një profesionalizëm dhe heroizëm të vërtetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gostivarit.

Në pritje janë edhe rezultatet e çiftit të bashkëshortëve nga Strumica të shtruar para dy netësh në Repartin Infektiv në Gostivar. Ata para disa ditësh kanë udhëtuar nga Sllovenia dhe kanë qenë të vendosur në karantinë shtetërore në hotelet e Mavrovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *