Reiseburo Sulejmani: Haxhinjtë sonte nisen për në Mekke

Reiseburo Sulejmani: Haxhinjtë sonte nisen për në Mekke

Haxhinjtë nga Gostivari të cilët u nisën nga Debreshi me Reiseburo Sulejmani  sonte në mbrëmje nisen për në Mekke ku edhe do të nisin kryejnë Haxhin. 

Pas qëndrimit disa ditor në Medine, haxhinjë sonte do të nisen për në Meke. Sipas burimeve të TV GLOBI-t rritet e haxhit tani kryhen në mënyre më të lehtë pasi Arabia Saudite ka zvogluar numrin e vizitorëve të vendeve të shenjta përshkak të punimeve që kryhen ne Qabe.

Edhe në Meke besimtarët do te kenë mundësi të kryejnë disa nga ritet e parashikuara fetare me të cilat do të kompletohet rrugëtimi i pelegrinazhit të tyre siç janë umreja,  tavafe përreth Qabes, dhikre, lutje, vizita të vendeve të shenjta etj.

Përgjatë Mekke grupi i besimtarëve nga Gostivari që kanë udhëtuar me Reiseburo Sulejmani do të kenë mundësi të vizitojë nga afër edhe kompleksin e haxhit, si: zonën e Arafatit, kodrinën e tij, zonën e Muzdelifesë, malin Theur, atë të shpellës Hira etj.

Për të gjitha aktivitetet e besimtarëve musliman të cilët kanë udhëtuar për të kryer Haxhin, Televizioni Globi mban kontakte me udhëzuesit e tyre për t’ju informuar rreth aktiviteteve të haxhinjve dhe gjendjen e tyre shëndetësore. /TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *