Reisi takohet me Ambasadorin e Hollandës

Reisi takohet me Ambasadorin e Hollandës

Në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, tё hёnёn mё 01Shkurt 2021, u zhvillua takim zyrtar mes Kryetarit të Bashkёsisё Fetare Islame tё Republikёs sё Maqedonisё sё Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës, Ekselencës së tij Dirk Jan Kop. Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetai e falënderoi Ekselencën e tij për vizitën dhe interesimin për të zhvilluar një takim të këtij niveli, ndërsa nga ana tjetër Ambasadori Dirk Jan Kop e uroi Reisul Ulemanë për zgjedhjen në Krye të BFI-së dhe i dëshiroi udheheqje të sukseshme të këtij Institucioni dhe shëndet.

Ambasadori Kop, i cili kishte mjaft njohuri për zhvillimet në institucionin Islam, vlerësoi lartë rolin që luan BFI në shoqërinë multietnike dhe multikonfesionale nën udhëheqjen e Reisit H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe pikërisht për këtë arsye dhe ne këtë temë diskutuan më gjatë në këtë takim, ku u diskutua roli i BFI në ngritjen e vetëdijës së shoqërisë në aspektin e tolerancës ndërfetare dhe të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në vendin tonë. Ai më tej shtoi se një kohë të gjatë ka planifikuar të takohet me krerët e bashkësive fetare, për shkak të interesit dhe rolit që ka Mbretëria e Hollandës, në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i bëri një përshkrim të shkurtër të fuksionimit të BFI e cila është kategori Kushtetutare në vend, që përfaqëson mbi 1 milion muslimanë dhe e cila në gjirin e saj ka mbi 1200 të punësuar dhe mbi 700 objekte fetare në mirëmbajtje, duke e njoftuar njëherit edhe me proceset aktuale, zhvillimet positive në bashkësi si dhe planet pёr një tё ardhme më të mirë të institucionit.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai gjithashtu foli edhe për vlerat e mëdha Islame, siç janë bashkëjetesa, toleranca dhe mirëkuptimi mes komuniteteve. Ai edhe një herë e falënderoi ekselencën e tij Ambasadorin Dirk Jan Kop, ku për hirë tëvërtetës, duhet theksuar se Mbretëria e Hollandës është një nga shtetet evropiane që më së shumti e Mbështet Maqedoninë e Veriut në realizimin e ëndrës Evropiane dhe bashkëngjitjes me Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *