Reparti infektiv i stërmbushur, Gostivari përgatit CovidQendër të re për trajtimin e pacientëve

Reparti infektiv i stërmbushur, Gostivari përgatit CovidQendër të re për trajtimin e pacientëve

Ditëve të fundit numri i të infektuarve të rinj me Covid 19 në Gostivar shënon rritje të madhe, me çka edhe numri i të hospitalizuarve është rritur. Reparti Infektiv është i mbushur për çka autoritetet shëndetësore kanë filluar me përgatitjen e ish repartit të Dializës në CovidQendër. Ajo pritet deri nga fundi i javës të vendoset në përdorim. Enes Memedi, infektolog theskon se vetëm dy ditët e fundit numri i të infektuarve të rinj në Gostivar ka qenë mbi 70 persona. Pjesa më e madhe e pacientëve shkojnë me vonesë në spital, për këtë Memedi apelon popullatën mos presin derisa gjendja tu vështirësohet ose të trajtohen nëpër klinika private.

Mosha mesatare e të atyre që trajtohen në kushte spitalore është mbi 60 vjeçe dhe shumica vuajnë edhe nga sëmundje të tjera. Infektologu Memedi thotë se ndryshe nga radhët e tjera, tani situata paraqitet e rënduar dhe shumica e të hospitalizuarve janë me pasqyrë të rënduar klinike.

Te CovidQendra e re pritet të hospitalizohen rastet më të rënda, ndërsa mjekët druajn se situata akoma do të vështirëshet pasi sipas tyre virusi dita – ditës bëhet më i ashpër.

Me trajtim adekuat dhe në kohë, Memedi thotë se shërimi arrihet. Dëshmi për këtë është shërimi i një pacienteje së fundmi në Gostivar e cila në moshë 98 vjeçare ka arritur ta mposhtë virusin korona. Nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë evidentuar 1.272 persona të prekur nga covid 19, prej tyre 249 raste janë aktive kurse 63 persona kanë humbur jetën. Ndryshe, ende nuk ka informacione se kur do të arrijnë në Gostivar testet e shpejta të cilat kushtojnë vetëm 1.000 denarë. Ato kanë filluar të shpërndahen nga dita e djeshme dhe fillimisht janë siguruat 13.000 teste të tilla të cilët rezultatet i nxjerrin brenda 30 minutave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *