Reporterë pa Kufij: Progres i ngadaltë, reforma të bllokuara, pika kyçe Regjistri i SHGM dhe KEMM

Reporterë pa Kufij: Progres i ngadaltë, reforma të bllokuara, pika kyçe Regjistri i SHGM dhe KEMM

Sot u publikua Indeksi i Reporterëve pa Kufij, i cili mat lirinë e mediave në vendet në mbarë botën. Këtë vit, Maqedonia e Veriut ka përparuar 3 vende në këtë listë dhe tani renditet në vendin e 92-të nga 180 vende në botë.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut thuhet se: “Duhet shënuar dy arritje revolucionare në lidhje me vetë-rregullimin dhe standardet e punës së gazetarëve profesionistë: nga njëra anë, krijimi i Regjistrit të Online Meidave Profesionale (www.promedia.mk) i cili ka rreth 120 anëtarë, i krijuar nga Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Kjo iniciativë promovon vetë-rregullimin e mediave duke i detyruar ata t’i përmbahen Kodit të Gazetarëve dhe të publikojnë vendimet e KEMM. Nga ana tjetër, nënshkrimi i Kartës për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik në mediat digjitale nga Sindikata (SSNM), në bashkëpunim me SHGM dhe KEMM ”, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Një nga problemet e theksuara në raportin e Reporterëve pa Kufij është financimi i mediave nga komunat, pavarësisht nga ndalimi i kësaj praktike. Përveç kësaj, kritikohet edhe blerja e hapësirës në media për promovimin e arritjeve të Qeverisë, gjë që u dënua nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Në raportin theksohet se numri i sulmeve fizike ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik është zvogëluar, por se numri i sulmeve në internet është në rritje. Gjithashtu, është kritikuar edhe ngecja e reformave në servisin publik.

Sipas indeksit të fundit të lirisë së mediave, prej shteteve nga rajoni, para Maqedonisë së Veriut janë: Greqia e cila gjendet në vendin e 65-të, Kosova në vendin e 70-të dhe Shqipëria në vendin e 84-të, ndërsa pas nesh janë Serbia në vendin e 93-të, Mali i Zi në vendin 105-të dhe Bullgaria në vendin e 111-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *