Reshjet e shiut turbullojnë ujin, deri nesër të mos përdoret për pije

Reshjet e shiut turbullojnë ujin, deri nesër të mos përdoret për pije

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat këtyre ditëve e kanë përfshirë rajonin e Gostivarit, ka ardhur deri në prishje të cilësisë së ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit në Gostivar, sipas parametrit të matjes së cilësisë, kumtuan nga ndërmarrja publike komunale “Komunalec”.

Drejtori Isak Lazami ka bërë me dije se institucionet kompetente kishin kryer matje të reja të ujit të pijshëm dhe kanë konstatuar se është rritur sasia e ujit të turbulluar me vlera dukshëm më të mëdha nga të përcaktuarat me ligj. Ndaj duke mos dashur të rrezikojnë jetën e qytetarëve në koordinim edhe me komunën e Gostivarit kishin sjell vendim që uji nga burimet e ujësjellësit të qytetit të mos pihet deri nesër kur edhe priten të publikohen rezultatet e reja.

Për problemin janë njoftuar institucionet kompetente dhe shërbimet përkatëse inspektuese për veprim të mëtutjeshëm. Ndërmarrja publike “Komunalec”, në koordinim me institucionet kompetente në mënyrë të vazhdueshme e përcjellë gjendjen me ujin e pijshëm dhe është e gatshme në çdo kohë të intervenon dhe ti njoftoj qytetarët me cilësinë e ujit të ujësjellësit të qytetit të Gostivarit. Ndryshe, ndalesa për përdorim е ujit për pije, do të vlejë deri në njoftimin e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *