Restoranti “New Albis” ndan 1350 racione ushqim në Komunën e Gostivarit dhe të Vrapçishtit

Restoranti “New Albis” ndan 1350 racione ushqim në Komunën e Gostivarit dhe të Vrapçishtit

Situata me pandeminë, që nuk ka lënë pa prekur as edhe vendon tonë, ka nxjerrë në pah edhe anën humane të shumë personave dhe kompanive.

I tillë është restoranti New Albis, që tashmë disa ditë me rradhë, ofron ushqime për familjet me rrezik social, institucionet, mjekët, punonjësit e ndërmarrjeve publike dhe gjithë ata njerëz që në një mënyrë ballafaqohen me pandeminë.

Në një lidhje telefonike për “Televizionin Globi”, pronari i këtij restoranti Besim Latifi, tha se gjesti i tij është diçka i vogël përballë një situate të rënduar.

Ndihmat drejtuar familjeve në rrezik social kanë vijuar edhe ditën e sotme. Nën drejtimin e Komunës së Gostivarit në koordinim edhe me Organizatën komunale të Kryqit të Kuq – Gostivar, sot janë shpërndarë 1000 racione ushqim për familjet gostivarase dhe 350 për familjet nga territori i komunës së Vrapçishtit.

Ditë më parë restoranti “New Albis” ndau mbi 2000 racione me ushqim edhe në Tetovë dhe Kërçovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *