Restrikcione të ujit në Tetovë, aktivizohen bunaret

Restrikcione të ujit në Tetovë, aktivizohen bunaret

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së rreshjeve të shiut, uji në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 230 l/s. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, NPK “TETOVA” Tetovë informon se nga dita e djeshme do të fillojë me restrikcion të ujit për pije nga ora 17:00 deri në orën 19:30, kurse nga mesnata prej orës 01:30 deri në orën 04:30.

Si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qyetit, për zbutjen e kësajë situate, NPK “TETOVA” Tetovë ka aktivizuar edhe katër bunare që gjenden në qytetin e Tetovës: bunarin te qendra sportive, te spitali klinik i qytetit, te ish fabrika “ЕТКО” dhe bunarin te shkolla e mesme profesionale komunale “Mosha Pijade”-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *