Reus drejt Madridit

Reus drejt Madridit

Marco Reus mund të jetë ylli i ri i Real Madridit.

Gjermani, që ka shkëlqyer tash e disa vite me Borussia Dortmundin, ka blerë shtëpi në kryeqytetin spanjoll, gjë që i ka shtyrë mediat e këtij vendi ta lidhin me një kalim tek Los Blancos.

Reus tash e një kohë është një nga shënjestrat e skuadrës spanjolle, por vazhdimi i kontratës me skuadrën gjermane shoi për një kohë spekulimet që e lidhnin me të.

Sidoqoftë akti më i ri i tij nga mediat spanjolle kuptohet vetëm si një gjë: Reus do të jetë lojtar i ri i Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *