Fillojnë punimet për riasfaltimin e rrugës “Beliçica” në Gostivar

Fillojnë punimet për riasfaltimin e rrugës “Beliçica” në Gostivar

Rruga “Beliçica” është investimi i radhës i komunës së Gostivarit. Me mbi 250 mijë euro të ndara nga Buxheti i Komunës, kjo rrugë do riasfaltohet në tërësi.

Punët kanë nisur që nga muaji Qershor nga qarkoret e kësaj rruge në afërsi të Qendrës tregtare “Siti Sentër” dhe do vazhdohet deri te ura e lumit Vardar, në të cilën poashtu do ketë ndërhyrje. Punimet u ndërprenë me kërkesë të banorëve të cilët kanë bizeset e tyre, pasi verës ata kanë më shumë punë me ardhjen e grubetqarëve. Kjo u pranua nga ana e Komunës së Gostivarit dhe u premtua se punimet do fillojnë në muajin Shator dhe sot punimet rinisën.

Vitin e kaluar edhe një pjesë e rrugës Beliçica u riasfaltua, prej te ura e lumit Vardar deri te udhëkryqi para Xhamisë së Rinisë, e cila i kushtoi Komunës 100 mijë euro. Kështu, gjendja e infrastrukturës rrugore në pjesën qëndrore të qytetit është përmirësuar ndjeshëm, duke bërë më të lehtë edhe trafikun rrugorë i cili ishte i mbingarkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *