Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Rijaseti i BFI-së shkarkoi Sulejman Rexhepin nga posti i kryetarit të BFI-së

Me 2/3 e shumicës u shkarkua Reisi i BFI të RMV-së, Sulejman Rexhepi. Vendimi është sjellur një zëri, për shkakrimin e Rexhepit nga pozita e kryetarit të këtij institucioni fetar, deklaroi muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, i cili është caktuar ushtrues detyre në krye të BFI-së, deri në zgjedhjen e një kryetari të ri. Mbledhja për shkakrimin e Rexhepit e cila zgjati rreth katër orë, u zhvillua në selinë e Muftinisë së Gostivarit, e ku merrnin pjesë pjesa dërrmese e anëtarëve të Riasetit.

“Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI-së të mbajtur më 27.05.2020, ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së. Deri në përgatirjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu”, deklaroi Shaqir Fetahu, mufi i Gostivarit.

20

Në vazhdim të press-konferencës u bënë të ditur edhe 16 emrat nga 20 anëtarët e nënshkruar për shkarkimin e Sulejman Rexhepit.

Emrat:
Shaqir Fetahu, mufti i Gostivarit;
Qenan Ismaili, mufti i Shkupit;
Qenan Nesimi, mufti i Tetovës;
Abedin Imeri, mufti i Kumanovës;
Selim Sulejmani, mufti I Strugës;
Murat Useini, mufti I Kërçovës,
Samet Hajdari, mufti i Ohrit;
Hamit Rasimosi, koordinator i muftinisë së Manastirit;
Mustafa Dauti, drejtor i “Hilal”;
Nasir Rexhepi, koordinator i muftinisë së Shtipit;
Shaban Sulejmani, dekan i FSHI;
Selver Xhemaili, drejtor i diasporës,
Fadil Ramadani, anëtar i Rijasetit të BFI-së;
Reshat Kaçallniku, koordinator i muftinisë së Dibrës;
Shefqet Imeroski, koordinator i muftinisë së Prilepit.

Vendimi për shkarkimin e Sulejman Rexhepit hynë në fuqi nga dita e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *