Duhej të kalonin 30 vite që ata të rinovohen. Bëhet fjalë për postat në fshatin Negotinë dhe Çegran, tek të cilat është realizuar rinovim i tërësishëm tërësishëm. Për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, sot këto objekte u vizituan nga ana e drejtorit të postës së Gostivarit, Betim Mehmedi, nën kompetencë të të cilit janë të gjitha objektet që ofrojnë shërbime postare në Gostivar, Komunën e Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë. Mehmedi me këtë rast sqaroi se renovimi ka kushtuar rreth 15 mijë euro.
Mehmedi i cili para gjashtë muajsh u emërua drejtor në Postën e Gostivarit, sqaron se ka projekt të gatshëm edhe për postën qendrore të qytetit, e cila shpreson të rikonstruohet pas mbarimit të krizës së shkaktuar me pandeminë.
Aktualisht në postat e Gostivarit ka 72 të punësuar. Numri ka rënë për shkak të migrimit, thotë drejtori Mehmedi, dhe shton se më shumë ndjehet mungesa e postierëve.
Ai tha se nga virusi korona, të gjithë të punësuarit në postat e vendit kanë në rrezik të lartë për shëndetin e tyre, duke I krahasuar ata me mjekët për nga rreziku, por siç ati thotë, asnjëherë nuk kanë marrë trajtimin e duhur nga shteti dhe popullata.
Në dy postat e rinovuara ajo e Negotinës dhe Çegranit ka gjithsejt 7 të punësuar, nga një udhëheqës, në Çegran dy postier, kurse në Negotinë tre. Posta e Negotinës shërben afro 10 mijë banorë, kurse ajo e Çegranit mbi 17 mijë. Ndryshe, fshati Çegran ka postë që nga viti 1954.