RMV, nga mesnata dizeli do të lirohet për gjysmë denari

RMV, nga mesnata dizeli do të lirohet për gjysmë denari

Dizeli nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjerë do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me këtë vendim, rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 0.10 përqind.

Çmimi me pakicë i EURODIESEL-it (DE V) zvogëlohet për 0,5 denarë për litër dhe do të shitet 52 denarë. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, ndërsa mbeten 61 denarë për EUROSUPER BS-95, 63 denarë për EUROSUPER BS-98 dhe 41, 5 denarë për vajin ekstra të lehtë për amvisëri (EL1).

Me vendimin e KRRE-së, për 0,445 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 31,268 denarë.

Arsyeja për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës sipas KRRE-së, është për shkak të ndyshimeve të çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit, të cilat u rritën me rreth 0.099 përqind për benzinë ​​dhe me rreth 1.215 përqind për dizelin, si dhe për 0, 74 për qind të kursit më të lartë të dollarit në raport me denarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *