RMV, të gjithë bashkudhëtarët e të sëmurës së parë nga koronavirusi negativë nga KOVID 19

RMV, të gjithë bashkudhëtarët e të sëmurës së parë nga koronavirusi negativë nga KOVID 19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dje pasdite janë testuar katër persona nga Strumica që kanë qenë në kontakt me pacienten e parë që është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, pas kthimit nga Italia. Testimet e tyre janë negative. Gjithashtu, janë testuar edhe tetë bashkudhëtarë nga Shkupi të të njëjtës paciente dhe rezultatet e tyre kanë qenë negative për coronavirus.

Praktikisht, të gjithë bashkudhëtarët në furgon, gjatë këtyre dy javëve kanë qenë në izolim shtëpiak dhe nuk janë të infektuar me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme njoftoi se për coronavirus janë testuar edhe shtatë persona me simptome të virusit por rezultatet kanë dalë negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *