Rrahje në Gostivar

Rrahje në Gostivar

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 21, 45 vjeçari Z.R nga Forina e Gostivarit ka paraqitur se 15 minuta para orës 21, në rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, fillimisht ka pasur një zënkë verbale, kurse pastaj edhe fizikisht janë konfrontuar me 49 vjeçarin L.Z nga Gostivari.

Pasi ka përfunduar rrahja, L.Z është futur në mjetin e tij ”Audi” me regjistrim të Tetovës, e cila ka qenë e parkuar në trotuarë, kurse kur ka dashur të dalë ka vërejtur se Z.R me mjetin e tij “Mercedes”, e ka goditur në pjesën e pasme të veturës. Pas një kohe të shkurtër Z.R dhe E.R janë arrestuar për arrsye të dyshimit se kanë bërë vepër penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe pas bisedimit me ta, të njëjtit janë lënë të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *