Rreth dy mijë fëmijë rom nuk e ndjekin procesin mësimor në Maqedoni

Rreth dy mijë fëmijë rom nuk e ndjekin procesin mësimor në Maqedoni

“Meseçina” me projekt për kthimin e këtyre fëmijëve në bankat shkollore

Rreth dy mijë fëmijë rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ndjekin procesin arsimor. Prej tyre, rreth 60 mendohet të jenë nga Gostivari, duke mos llogaritur edhe ata që nuk ndjekin mësimin në shkollë të mesme. Këto numra bëhen të ditur nga Shoqata qytetare “Meseçina” nga Gostivari, e cila nga nëntori i vitit të kaluar ka nisur projekt për kthimin e këtyre fëmijëve në bankat shkollore. Isa Emini nga Meseçina, tha se shkaqet për mos ndjekje të procesit arsimor të fëmijëve rom, më shpesh janë mungesa e dokumenteve personale dhe ardhja e tyre nga vende të treta.

“Shkaku pse nuk shkojnë në shkollë është pasi nuk pranohen nga sistemi arsimor. Ka edhe fëmijë të cilët kthehen nga vendet e treta të cilët këtu nuk mund ta vazhdojnë shkollimin, pasi nuk u pranohet ajo që kanë mësuar atje. Ndërsa, numri i fëmijëve rom të cilët janë jashtë procesit arsimor lëviz nga 1500 deri në 2000”.

“Përfaqësimi për përmirësim të qasjes deri te shkollimi për fëmijët rom”, si projekt implementohet në bashkëpunim me organizatën “Edu Roma” nga Republika e Sllovakisë, me përkrahje edhe të Fondit rom për edukim nga Budapesti dhe i njejti do të zgjasë deri nga fundi të këtij viti.

“Me këtë projekt planifikojmë t’u mundësojmë fëmijëve rom përmes një strategjie afat-gjatë të kyçen në sistemin arsimor dhe të ulim numrin e fëmijëve rom të cilët nuk vijojnë shkollimin”.
“Meseçina” beson se do të arrihet qëllimi final për të ndihmuar bashkësinë rome që të ketë edhe për ata sistem arsimor më të mirë.

“Do të kemi një ekipë për përfaqësim i cili nga ana jonë do të trajnohet. I njejti pastaj pos përfaqësimit, bashkërisht me ne do të krijojë Strategjinë e veprimit. Do të kemi edhe vizta studiuese në Republikën e Sllovakisë dhe poashtu Sllovakia do të ketë vizitë studiuese këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Nga “Meseçina” besojnë se projekti në fjalë do të njihet dhe pranohet edhe nga bashkësitë tjera në vendin tonë, për siç shprehen, të mirën e përgjithshme të shoqërisë. GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *