Rriten pensionet, Stavreski: Do të vazhdojnë të rriten edhe vitin 2016

Rriten pensionet, Stavreski: Do të vazhdojnë të rriten edhe vitin 2016

Çdo pensionistit të RM-së, për shkak të rritjes së pensionit, pensioni i shtatorit do t’i paguhet për 621 denarë më shumë, ka njoftuar Stavrevski. Me këto rritje përfitim do të kenë gjithsej 335 mijë pensionistë në shtet.

Stavrevski ka njoftuar se rritjet e pensioneve do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, ndërkaq mjetet janë siguruar nga Buxheti i RM-së.
“Gjithashtu në tetor të vitit 2016 do të paguhen nga 650 denarë pensione të rritura për të gjithë pensionistët në Republikën e Maqedonisë. Mjetet e nevojshme për këtë qëllim janë siguruar nga buxheti”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *