Rritet interesimi i të rinjëve për shkollën e hendbollit “Jehona”

Rritet interesimi i të rinjëve për shkollën e hendbollit “Jehona”

Të rinjët e Gostivarit kanë vijuar të stërviten dhe të mësojnë më shumë rreth sportit te hendbollit. E gjithë kjo është një ide e trajnerëve të klubit hendbollistik “Jehona” të cilët po vazhdojnë të zbatojnë projektin e përpiluar nga anëtarët e kryesisë. Koordinatori njëherit trajner I skollës së hendbollit “Jehona”, Fari Selmani tha se edhe pse stërvitjet zhvillohen në kohë pandemie dhe në respektim të protokolleve mbrojtëse, interesimi I të rinjëve për tu marrë me këtë sport është rritur dhe deri më tani pjesë e shkollës janë mbi 80 të rinjë nga grupmosha të ndryshme.

Falë punës së palodhshme të trajnerit si dhe vullnetit e dëshirës së madhe të fëmijëve për sportin e hendbollit projekti I klubit “Jehona” është duke gjetur zbatueshmëri, mirëpo që ky projekt të ketë sukses nevojitet mbeshtejte financiare. Dhe për këtë trajneri Selmani falemenderon gjithë sportdashësit që kontribuojnë në cfarëdo mënyrë që të gjeneratat e reja të mirren më shumë me sportin e hendbollit jo vetëm në Gostivar por edhe më gjërë.

Të lumtur që janë pjesë e shkollës së hendbollit “Jehona” janë gjithë fëmijët të clët thanë se dëshirojnë që në të ardhmen të përfaqësojnë Gostivarin në arenën ndërkombëtare. Ndryshe, hendbollistët e ri të “Jehonës” mbrëmë kanë zhvilluar një set fotografishë ku kanë marrë pjesë edhe sponsorët e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *