Rritet numri i të infektuarve, edhe 19 persona të prekur nga virusi korona në Maqedoni

Rritet numri i të infektuarve, edhe 19 persona të prekur nga virusi korona në Maqedoni

Deri në ora 10.00 të ditës së sotme, kemi 19 raste të reja të të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin total të pacientëve të diagostikuar në 67 persona.

Pasditën e djeshme dhe gjatë natës përmes Institutit për Shëndet Publik janë testuar 71 persona, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“2 nga ata janë pozitiv, njëri nga Shkupi – ka kontaktuar me pacient i konfirmuar dhe diagonstikuar nga Shkupi dhe një nga Ohri – i ardhur nga Bresha, Itali që ka qenë në kontakt me pacient të konfirmuar dhe të sëmurë me koronavirus në Itali. Pjesa më e madhe e të testuarve të bërë përmes ISHP janë në korniza të skriningut të hershëm, te persona me idikacion më të gjerë. Në klinikën “Zhan Mitrev” janë tetsuar dhe pozitiv nga virusi janë edhe 17 pacientë, të cilët do të konfirmohen gjatë ditës së sotme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, në territorin e Gostivarit ka vetëm një pacient me Covid 19, I konfirmuar gjatë ditës së djehsme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *